Projekti i ri i Santiago Bernabeut, fantastik

18:16 / 30.12.2012

Klubi mbretëror spanjoll, Real Madrid, është në përfundim e sipër të projekt-planit për ndryshimin e stadiumit Santiago Bernabeu, që pritet të rrisë kapacitetin në impiantin mbretëror.

 Nëse Real Madridi është në gjendje ta realizojë këtë plan madhështor të rindërtimit të stadiumit, atëherë Bernabeu do të jetë stadiumi i tretë në botë për kah kapaciteti, pas Camp Nou dhe Azteca Stadium.

Projekti i ri synon që Bernabeu të ketë kapacitet prej 93.000 ulëseve, duke u vendosur kështu pas, Camp Nou (98.772) dhe Azteca Stadium (105,000).

Los Blancos po planifikojnë t’i shtojnë edhe 10.000 ulëse të tjera në stadium, veç asaj ata po planifikojnë ta mbulojnë stadiumin me një çati lëvizëse si dhe të krijojnë një sistem të ri elektronik të panelit.

Projekti përfshin edhe ndërtimin e një seksioni të ri të ulëseve VIP, ku priten të gjenerojnë të ardhura rreth 10 milionë euro në vit. Ky model do të jetë i ngjashëm me atë të stadiumit të Wembleyt. Detajet tjera pritet të zbulohen në të ardhmen e afërt.

Burimi kryesor i të ardhurave do të jetë nga qendrat tregtare që do ta rrethojnë stadiumin e ri, në bashkëpunim me Komunën e qytetit të Madridit, klubi do të mund të shfrytëzojë një pjesë shtesë të zonës përreth Paseo de la Castellana.

Kostoja e këtij rindertimi pritet të jetë prej 200 deri në 250 milionë euro, me mundësi pagimi për pesë vite./Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.