PSG fillon negociatat për Sneijder
Paris Saint Germain raportohet se ka filluar negociatat me Interin për të nënshkruar me mesfushorin Wesley Sneijder.Trajneri i PSG, Carlo Ancelotti, së fundi tha se skuadra franceze nuk ka nevojë për Sneijderin e as për De Rossin, pasi ata presin arritjen e Lucas Moura në janar.
Megjithatë mediat italiane thonë se negociatat për transferimin e Sneijder janë në fazat e hershme, dhe holandezit do t’i ofrohet një marrëveshje trevjeçare e gjysmë, me një pagë prej 6.5 milionë euro në sezon.
Skuadra nga kryeqyteti francez shpreson ta transferojë Sneijder për 12 milionë euro. /Telegrafi/