Puyol kthehet në stërvitje
Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka marrë lajme të mira nga stafi mjekësor, pasi mbrojtësi veteran Carles Puyol është i gatshëm të kthehet në stërvitje.34-vjeçari u lëndua kah fundi i sezonit të kaluar dhe mungoi në Euro 2012, dhe i ka kaluar dy muaj duke u shëruar.
Kapiteni blaugran deri më tani është stërvitur ndaras nga skuadra, mirëpo pasi t’u nënshtrohet edhe një herë ekzaminimeve mjekësore, ai do t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit për të filluar parapërgatitjet për sezonin e ri.
Po ashtu, gjatë kësaj jave pritet që të ketë takime me përfaqësues të klubit dhe të lojtarit për të diskutuar të ardhmen e tij, kur dihet se kontrata i skadon në verën e ardhshme. /Telegrafi/