Quaresma largohet nga Besiktasi
Besiktasi e ka ndërprerë kontratën e Ricardo Quaresmas pas një takimi që drejtuesit e klubit e patën me portugezin.Ndërprerja e marrëveshjes ishte miqësore dhe e dyanshme duke bërë që futbollisti të jetë lojtar i lirë.
Klubi turk ia ka paguar rrogën për katër muajt e mbetur në kontratën e 29-vjeçarit.
Anësori portugez u transferua te Besiktasi në vitin 2010 nga Interi. /Telegrafi/