Ramos: Do të vërehet mungesa e Pepes
Qendër-mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se ekipi do ta vuajë mungesën e Pepes, i cili është operuar për shkak të një lëndimi.Pepe është operuar në nyjë gjatë kësaj jave dhe mund të mungojë deri në një muaj ose më shumë.
“Natyrisht se lëndimi i Pepes do të ndikojë në skuadër. Ai është lojtar i madh dhe vazhdimisht luan mirë”.
“Ai është pjesë kryesore e ekipit dhe gjithmonë mban nivel të lartë të paraqitjeve. Shpresoj që të kthehet shpejtë sepse ai është lojtar shumë i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes dhe në fushë”, ka thënë Ramos./Telegrafi/