Ramos shpreson të pensionohet te Reali

18:09 / 10.12.2012

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka deklaruar se do t’i pëlqente që ta përfundojë karrierën te klubi mbretëror.

26-vjeçari ka nënshkruar për Los Blancos në vitin 2005, kur u transferua nga Sevilla dhe ka zënë vend në ekipin kryesor.

“Shpresoj të pensionohem te ky klub dhe do të jem në gjendje të shkruaj një tjetër libër si ky”, ka thënë spanjolli gjatë publikimit të librit të tij me titull “Sergio Ramos: Zemër, karakter dhe pasion”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.