Ramsey i ngazëllyer që do të luajë në Olimpiadë

10:36 / 3.07.2012
Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, është i lumtur që ka arritur të futet në ekipin e Britanisë së Madhe për Lojërat Olimpike.

Britania e Madhe fillon kampanjën e tyre kundër Senegalit më 26 gusht dhe po ashtu do të përballet me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uruguain në fazën e grupeve.

“Jam i ngazëllyer që jam pjesë e saj. Të luaj në Olimpiadë do të jetë një përvojë e shkëlqyeshme dhe mezi pres këtë. Është e drejtë të thuash se kjo mund të jetë një përvojë që vjen një herë në jetë”.

“Nuk kam luajtur nën drejtimin e Stuart Pearce më herët, andaj është diçka që mezi pres ta bëj. Dhe nëse shikoj në lojtarët e skuadrës, mendoj se kemi shumë kualitet”.

“Tash duhet të punojmë së bashku për disa javët e ardhshme dhe të krijojmë një kuptim për njëri-tjetrin. Nëse e bëjmë këtë atëherë jam i sigurt se do t’ia dalim mirë, veçanërisht me avantazhin e të qenit vendas”, ka thënë Ramsey. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Aaron Ramsey (Foto: Reuters)
Aaron Ramsey (Foto: Reuters)
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Marketing
Video

Koreografia e Plisave në ndeshjen Sigal Prishtina-Peja
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.