Ranocchia: Tani do të tregojmë kush jemi
Mbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia, beson se fitorja e zikaltërve me rezultat 4-1 është shtytja e nevojshme psikologjike që Nerazzurët e kanë karkuar që prej kohësh. Interi është eliminuar ‘faqebardhë’ nga Europa League pasi i dha leksion Tottenhamit në një fitore prej 4-1 që nuk mjaftoi për kualifikim.
“Fitorja ndaj Tottenhamit dëshmoi se ne jemi të gjallë dhe shumë në formë. Pas disfatës në ndeshjen e parë ndaj Tottenhamit, ne arritëm që të kthehemi kundër të gjitha parashikimeve. Ne e kemi dëshmuar se besojmë në vete”.
“Ata që kanë luajtur do të jenë të gatshëm për Sampdorian të enjtën mbrëma. Kjo fitore na jep shtytje të madhe psikologjike pasi ne duhet që patjetër të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve. Shumë ekipe janë në garë dhe e konsiderojnë vendin e tretë fundamental, por ne jemi të gatshëm që të luftojmë deri në vdekje”, ka potencuar Ranocchia.