Raul: Dy herë e kam refuzuar Barcën

15:06 / 21.05.2013

Ikona e Real Madridit, Raul, ka zbuluar se kishte mundur t’i bashkohet Barcelonës në dy raste, por kishte zgjedhur kundër transferimit pasi nuk dëshironte t’u bashkohej rivalëve më të hidhur të madrilenëve.

Sulmuesi spanjoll kaloi po thuajse të gjithë karrierën në Santiago Bernabeu pasi nënshkroi nga Altetico dhe ka thënë se një kalim në Camp Nou kurrë nuk ka qenë një opsion serioz për të, për shkak të rivalitetit me Madridin.

“Barcelona dy herë tregoi interesim për të nënshkruar me mua. Megjithatë, unë kurrë nuk kam mundur të luajë për Barcelonën pasi jam një madridist i vërtetë”.

“Madridi është qyteti im. Unë jam lindur dhe rritur në Madrid. Vëllai, motra, miqtë e mi, familja ime, të gjithë jetojnë në Madrid”, ka thënë Raul. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.