Reali, 100 milionë për Bale dhe Agueron

20:22 / 18.04.2013

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i gatshëm të harxhojë 100 milionë euro për të sjellë në Santiago Bernabeu këtë verë yllin e Tottenhamit, Gareth Bale, dhe atë të Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Mediat spanjolle shkruajnë se Florentino ka vendosur se nuk e dëshiron vetëm njërin apo tjetrin lojtar – por i dëshiron të dy yjet e Ligës Premier.

Florentino e vlerëson me 40 milionë euro sulmuesin argjentinas, derisa 60 milionë euro pritet t’i ofrojë për anësorin uellsian.

Presidenti i Realit pritet të krijojë hapësirë për dyshen duke shitur disa prej yjeve të skuadrës, me të ardhmet e Cristiano Ronaldo, Kaka, Karim Benzema dhe Xabi Alonso, që ende janë të paqarta. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.