Refuzohet oferta e dytë e Barcës për Neymar

0:33 / 23.05.2013

Barcelonës i është refuzuar edhe oferta e dytë për sulmuesin brazilian, Neymar – ka konfirmuar zëvëndëspresidenti i Santosit, Odilio Rodrigues.

 Rodriguez ka konfirmuar se Barcelona ka bërë një ofertë të dytë më të lartë se oferta e parë, por që klubi i tij sërish e ka refuzuar.

“Santosi e ka analizuar ofertën e Barcelonës dhe shuma e ofruar nuk i ka përmbushur pritjet tona”.

“Ne kemi pasur vetëm një ofertë tjetër në tavolinë dhe ajo nuk ka qenë e as e afërt me atë që ne kërkokjmë. Neymar mbetet pjesë e klubit – ai ka kontratë deri në vitin 2014”, ka theksuar Rodrigues.

Ai shtoi se Real Madridi është i interesuar, por se Los Blancos ende nuk kanë bërë ofertë zyrtare.

“Real Madridi është i interesuar, por ne flasim vetëm për fakte”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.