Rikthehet në ring Tefik Bajrami
Tefik ‘Uragan’ Bajrami do të marrë pjesë në turneun e boksit në kategorinë e rëndë që do të mbahet më 13 prill në Paris, e që organizohet nga organizata “Bigger’s Better”. Turneu që do të transmetohet në televizionin sportiv europian Eurosport pritet ta shohë për protagonist shqiptarin e jashtëzakonshëm që tash së fundmi u inkuadrua në boksin profesionist.
Tefik Bajrami përndryshe do të boksojë edhe para publikut vendas, më 14 korrik në Podujevë. /Telegrafi/