Robben i befasuar me vendimin e Guardiolës

15:00 / 20.01.2013

Anësori i Bayernit të Munichut, Arjen Robben, ka thënë se është befasuar tej mase kur mësoi se Pep Guardiola do të transferohet te Bayerni i Munichut.

“Unë isha i befasuar, më shumë për shkak se ndodhi shumë shpejt”.

“Një ditë para se ai të nënshkruante lexova në gazeta se ai po shkonte në Ligën Premier. Një ditë më vonë ai nënshkroi me Bayernin. Ishte befasuese, por mirë”, ka thënë Robben.
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.