Rodgers i pakënaqur me Reinan

9:29 / 4.02.2013

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, është i pakënaqur me portierin Pepe Reina pas barazimit 2-2 ndaj Manchester Cityt.

Ai ishte i pakënaqur me gabimet e Reinas, i cili doli nga porta për të ndaluar sulmuesin kundërshtar Sergio Aguero, por i cili arriti ta tejkalojë portierin dhe të shënojë nga një kënd i vështirë.

“Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme këtu, që është një vend i vështirë ku është shumë vështirë të shënosh gola. Ne ishim brilant. Zhgënjimi i vetëm është se ne ishim të jashtëzakonshëm në punën tonë por gabimet na kushtuan”.

“Përfundimi i Agueros për golin e dytë ishte i pabesueshëm, por nga perspektiva jonë ne jemi të zhgënjyer që ai ishte në atë situatë. Ishte një gabim, çdokush është i qartë në këtë, por nuk mund t’i fajësojmë lojtarët”, ka thënë Rodgers. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.