Rodgers sulmon kritikët e Suarez
Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, ka sulmuar kritikët e Luis Suarez, të cilët vazhdimisht thonë se uruguaiani është simulues profesionist. “Simulimi nuk është një gjë që ne e mësojmë. Etikat tona janë të pastra”.
“Nuk ka dyshim se Luis është lojtar tipik për këtë klub dhe do të vazhdojë të jetë i tillë. Ai ka trokitur disa herë në derën time dhe ka kërkuar falje”, është shprehur Rodgers. /Telegrafi/