Roma fiton në borën e Atalantas

16:57 / 24.02.2013
Roma ka shënuar fitore të rëndësishme në transfertë te Atalanta me rezultat 3-2, në një ndeshje të zhvilluar nën kushte të vështira atmosferike për shkak të borës së madhe në Bergamo.

 Ndeshja ishte shumë e mirë nga fillimi me gola, kjo ndoshta edhe për shkak të borës. Marco Livaja e kaloi në epërsi Atalantan për 1-0 pas tetë minutash lojë.

Marquinho u përgjigj për 1-1 (12’), para se Miralem Pjanic të shënonte për 2-1 dhe epërsinë e parë të Romës në këtë takim.

Rezultatin e nivelizoi përsëri kroati Marco Livaja, tani për 2-2 dhe rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Torosidis ai që i dha fitoren Romës në minutën e 71-të për 3-2.

Me këtë fitore Roma ka 40 pikë në tabelë dhe është në vendin e tetë, me dy pikë më pak se Catania në vendin e shtatë që e mposhti Parmën në udhëtim. Roma është katër pikë larg vendit të tretë, Milanit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Miralem Pjanic, Foto: Getty Images
Miralem Pjanic, Foto: Getty Images
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Marketing
Video

Koreografia e Plisave në ndeshjen Sigal Prishtina-Peja
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.