Roma mposht Liverpoolin në Boston
Liverpooli është mposhtur me rezultat 2-1 nga Roma në stadiumin Fenway Park në Boston.Me fushën e famshme të bejsbollit, fushën nikoqire e Boston Red Sox, të mbushur plot, me një numër jo të vogël të tifozëve të Liverpoolit në publik, dy ekipet bënë një paraqitje më të kujdesshme.
Ndeshja përfundoi në favor të Romës me golat e Michael Bradley dhe Alessandro Florenzi, derisa Charlie Adam shënoi golin e vetëm për ekipin e trajnerit Brendan Rodgers. /TElegrafi/