Ronaldo e Messi të jashtëzakonshëm në javën e nëntë
Real Madridi dhe Barcelona regjistruan fitore identike prej 5-0 në javën e nëntë të La Ligas, ndërsa viktimat e tyre ishin Mallorca, respektivisht Rayo Vallecano. Atletico Madridi vazhdon t’i qëndrojë pranë Barcelonës në garën për titull me triumfin prej 3-1 kundër Osasunas. Betisi e ka mposhtur Valencian, ndërsa Sevilla ka dështuar përballë Zaragozas.Formacioni i javës së nëntë në La Liga (3-3-1-3):
Portier: Miguel Angel Moya (Getafe).
Mbrojtës: Mario (Betis), Miranda (Atletico Madrid), Martin Montoya (Barcelona).
Mesfushorë: Cristian Rodriguez (Atletico Madrid), Cesc Fabregas (Barcelona), Juan Rodriguez (Getafe).
Mesfushor ofensiv: Lionel Messi (Barcelona).
Sulmues: Obafemi Martins (Levante), Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Gonzalo Higuain (Real Madrid).
/Telegrafi/