Ronaldo, €73M plus De Gea

17:49 / 31.12.2012

Kthimi i Cristiano Ronaldos te Manchester Unitedi do t’u kushtonte 73 milionë euro Djajve të Kuq – shkruan The Sun.

Spekulimet rreth të ardhmes së superyllit portugez nuk kanë të ndalur, ndërkohë që ish-klubi i tij përmendet si një nga destinacionet e mundshme së bashku me PSG-në.

Derisa shuma që duhet të paguajë një klub për ta transferuar 27-vjeçarin thuhet të jetë 150 milionë euro, tabloidi britanik sjell një formulë të re.

Sipas The Sun, United mund ta kthejë Ronaldon nëse paguan 73 milionë euro dhe e ofron portierin David De Gea si pjesë e marrëveshjes. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.