Ronaldo mbështet Realin të fitojë LK-në

13:05 / 23.04.2013

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo, thotë se shpreson që ish-klubi i tij ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Braziliani mendon se finalja do të jetë një përplasje mes dy gjigantëve spanjollë, për të cilët ka luajtur gjatë karrierës së tij, por shpreson fitues të dalë Reali.

“Imagjinoj se finalja e Ligës së Kampionëve do të jetë një sfidë në mes të Real Madridit dhe Barcelonës. Unë do të jem kah Madridi”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.