Rooney i kënaqur me formën e tij

18:57 / 2.02.2013

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, është shprehur i kënaqur me formën e tij se fundmi, ku ka shënuar katër gola në katër paraqitjet e fundit.

 ”Po kënaqem duke luajtur në sulm përsëri dhe ndjehem mirë kur shënoj. Por, unë më shumë dua t’i ndihmoj ekipit që t’i fitoj tri pikët”.

”Gjatë karrierës sime gjithmonë kam thënë se nuk brengosem se sa gola i shënoj, më shumë më interesojnë fitoret e ekipit. Sidoqoftë, është mirë të shënosh dhe shpresoj të vazhdoj kështu”, ka thënë Rooney për Talksport./Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.