Rudi Garcia trajner i Romës

18:18 / 12.06.2013

Rudi Garcia është konfirmuar si trajner i Romës, klub me të cilin ka arritur marrëveshje dyvjeçare.

Ish-trajneri i Lille është takuar me zyrtarët e klubit nga kryeqyteti i Italisë dhe ka arritur marrëveshje që t’i drejtojë Giallorossët nga sezoni i ardhshëm.

“Jemi të entuziazmuar dhe të bindur se Rudi Garcia është trajneri i duhur për Romën”.

“Ai është një fitues i dëshmuar me një mendje të madhe futbollistike që besojmë se përshtatet në mënyrë të përsosur me vizionin tonë për të ardhmen”, ka deklaruar presidenti i klubit romak, James Pallotta.

Besohet se ai do të paguhet 1.5 milion euro për sezon, ndërsa në kontratë e ka opsionin që ta vazhdojë atë edhe për një vit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.