Ryan White, lojtar i KB Trepçës

1:13 / 25.01.2013

Skuadra e Trepçës, pas shumë problemeve me lojtarë të huaj, duket se tashmë ka gjetur edhe lojtarin e tretë dhe kështu është kompletuar për stinorin pranveror. Plejmejkerin White, stinorin vjeshtor e kaloi duke luajtur për RTV 21-shin.

“Jemi shumë të kënaqur, pasi arritëm të sigurojmë shërbimet e Ryan White, pasi dy lojtarët e huaj që ishin në prova, nuk arritën të bindin trajnerin”.

“Pasi kuptuam që White tashmë është lojtar i lirë, ne menjëherë u interesuam që të sigurojmë shërbimet e tij, pasi bëhet fjalë për një basketbollist mjaft cilësor, që së fundi është dëshmuar edhe te skuadra e RTV 21”, ka deklaruar menaxheri i Trepçës, Lenart Vidishiqi, për ‘Sport’./Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.