Sacchi: Ancelotti i duhuri për Realin

15:54 / 1.07.2013

Ish-menaxheri gjeneral i Real Madridit, Arrigo Sacchi, thotë se ai ka pasur ndikim në caktimin e Carlo Anceltottit si trajner i ri i klubit spanjoll.

“I kam thënë atij të mos harrojë se të fitosh vetëm nuk është mjaft në Spanjë. Carlo është një person i mirë, inteligjent, i cili e njeh futbollin dhe e kupton se Reali është klubi më i famshëm në botë. Është nder dhe një burim krenarie për të, por e njëjta vlen për Real Madridin”.

“Ai është fitues si trajner, por ekipet e tij nuk nxjerrin vetëm rezultatet – ata edhe luajnë futboll në mënyrën e duhur. Kur Florentino Perez më pyeti për të, i thash atij se ai nuk duhet të mendojë dy herë për të nënshkruar me Carlon”, ka zbuluar Sacchi. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.