Sahin lojtar i Liverpoolit?
Liverpooli është shumë pranë transferimit të Nuri Sahin nga Real Madridi, duke mposhtur kështu Arsenalin në luftën për firmën e mesfushorit turk. Daily Mail shkruan se Sahin pritet që të kompletojë kalimin e tij te Liverpooli në formë huazimi gjatë ditës, me Arsenalin që u largua nga gara për të. Ai sot do t’i nënshtrohet dhe testit mjekësor në Melëood.
“Ne shpresojmë ta kompletojmë transferin. Besoj se klubi është organizuar mirë për të kryer punët kontraktuale. Ne shpresojmë se në 24 orët e ardhshme do ta zyrtarizojmë kalimin e tij”, ka theksuar menaxheri Brendan Rodgers
Besohet se Liverpooli i ka ofruar turkut një kontratë të vlefshme 120 mijë funte në javë. /Telegrafi/