Sahin: Nuk isha i lumtur te Reali dhe L’pooli
Mesfushori i Dortmundit, Nuri Sahin, ka pranuar se ai nuk ishte i lumtur as te Real Madridi dhe as te Liverpooli dhe prandaj atij i ka rënë në mënyrë drastike forma. Turku përjetoi tmerr në vitin e fundit pasi kaloi te Reali dhe nuk luajti shpesh, ndërsa pas huazimit te Liverpooli po ashtu nuk është ndjerë mirë.
“Unë mund të luaj mirë vetëm kur jam i lumtur. Kjo nuk ka qenë te Reali dhe Liverpooli. Ja pse kam kërkuar rikthimin te Dortmundi. Shrpesoj që qëndroj këtu një kohë të gjatë. Unë e di se ku dua të jem dhe e di që jam aty ku dëshiroj të jem”, ka theksuar Sahin. /Telegrafi/