Schelotto: Kam qarë nga gëzimi

12:00 / 25.02.2013

Mesfushori i Interit, Ezequiel Schelotto, la gjurmët e tij në ‘Derby della Madonnina’ me një gol tejet krucial që ia dhuroi Nerazzurrëve një pikë. Për këtë ai tregon se ka qarë me lot nga gëzimi.

“Është një ëndërr, nuk do ta harroj kurrë këtë emocion të madh që po ndjej”, tha argjentinasi për Sky Italia.

“Dua t’ia dedikoj këtë gol familjes sime të cilët ishin të gjithë këtu për të më parë, pastaj presidentit dhe stafit”.

“Unë vërtetë kam qarë sepse të debutoj në derbi kështu ishte e jashtëzakonshme dhe i mendova të gjitha gjërat që i kam kaluar muajt e fundit”, ka thënë Schelotto. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.