Scolari: Brazili im s’është Barcelona

9:09 / 1.12.2012

Përzgjedhësi i Brazilit, Luiz Felipe Scolari, ka hedhur poshtë ngjashmëritë mes Brazilit të tij dhe Barcelonës, duke thënë se nikoqirët e Botërorit 2014 nuk do të ndjekin stilin spanjoll të lojës.

“Nëse tentojmë të importojmë lojtarë si Iniesta, Xavi dhe Messi, atëherë ne do të luanim sikur Barcelona. Por, ata nuk janë lojtarë brazilianë”.

“Ne duhet të ndërtojmë ekipin tonë që mund të luajë futbollin tonë të bukur, por në të njëjtën kohë ne duhet që të respektojmë karakteristikat e secilit lojtar. Ne kemi identitet, por ne duhet të dimë çfarë të bëjmë me karakteristikat e secilit lojtar”, është shprehur Scolari. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.