Scommessopoli, mund të dënohen Napoli e Cannavaro

19:13 / 10.12.2012

Klubi i Napolit mund të dënohet me heqje të një pike dhe 100.000 euro në para për përfshirje në skandalin Scommessopoli, pasi është zbuluar se nga Paolo Cannavaro dhe Gianluca Grava ishte kërkuar që të montonin një ndeshje.

Akuza ka të bëjë me ndeshjen e 16 majit të vitit 2010, ndërmjet Napolit dhe Sampdorias, të cilën kjo e fundit e fitoi me rezultat 1-0 për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Besohet se ish-portieri i Napolit, Matteo Gianello, kishte kërkuar nga dy mbrojtësit, Cannavaro dhe Grava, që të përfshiheshin në montimin e ndeshjes, por ata kanë refuzuar.

Megjithatë, ata mund të dënohen me nga nëntë muaj suspendim për shkak se nuk e kanë raportuar kërkesën për montim të ndeshjes. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.