Serie A: Nga dy lojtarë për Inter dhe Juven

16:06 / 13.02.2013

Juventus ka rikthyer avantazhin ndaj skuadrave të tjera ndjekëse në garën për Serie A, duke mposhtur Fiorentinën me rezultat 2-0, për të marrë pjesë me dy lojtarë në ekipin më të mirë të javës. Po aq lojtar në formacion ka edhe Interi, që ishte ekipi tjetër i skuadrave të kreut që shënoi fitore.

I pari në mesin e më të mirëve të fundjavës këtë herë është portieri i Sampdorias, Sergio Romero, i cili shkëlqeu për të ndihmuar ekipin të fitojë 3-1 ndaj Romës, duke mbrojtur edhe një penalti të goditur nga Pablo Osvaldo.

Në mbrojtjen më të mirë të javës, Andrea Barzagli i Juventusit shoqërohet edhe nga Andrea Ranocchia i Interit dhe Hugo Campagnaro i Napolit, me të dy këta të fundit që shënuan në fundjavë në fitoren 3-1 ndaj Chievos, respektivisht barazimin 1-1 ndaj Lazios.

Në mesfushë, në krahun e djathtë rreshtohet Roberto Pereyra pas golit të fitores për Udinesen ndaj Torinos. Mesi i fushës pushtohet nga Arturo Vidal i Juventusit dhe Daniele Conti i Cagliarit, ndërsa në krahun e majtë rreshtohet Andrea Bertolacci i Genoas.

Antonio Cassano shënoi në fitoren e Interit për të siguruar një vend në treshen sulmuese, ku nuk mungon as Sergio Floccari i Lazios dhe Gianluca Sansone i Sampdorias. /Telegrafi/

Në vazhdim mmë të mirët e fundjavës në Serie A:

Portier: Sergio Romero (Sampdoria)

Mbrojtës: Andrea Barzagli (Juventus); Andrea Ranocchia (Inter); Hugo Campagnaro (Napolit)

Mesfushorë: Roberto Pereyra (Udinese); Arturo Vidal (Juventus); Daniele Conti (Cagliar); Andrea Bertolacci (Genoas);

Sulmues: Antonio Cassano (Inter); Sergio Floccari (Lazio); Gianluca Sansone (Sampdoria)

Formacioni 3-4-3
                     Romero

Barzagli – Ranocchia – Campagnaro

 Pereyra – Vidal – Conti – Bertolacci

   Cassano – Floccari – Sansone
/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.