Sforza: Shaqiri, sekreti i suksesit të Bayernit

14:40 / 10.01.2013

Ish-futbollisti i njohur zviceran, Ciriaco Sforza, ka vlerësuar lart kontributin që po jep Xherdan Shaqiri për gjigantin gjerman Bayern Munchen.

"Nëse Heynckes flet me mburrje për Bayernin më të mirë të të gjitha kohërave, atëherë kjo është një lëvdatë e madhe dhe kompliment për Shaqirin".

"Nuk ka rëndësi nëse Shaqiri luan nga fillimi apo aktivizohet si xhoker. Ai gjithmonë vë në lëvizje gjërat dhe bind. Me prezencën e tij në lojë e stërvitje, Shaqiri u bën presion të vazhdueshëm edhe superyjeve”.

“Ai është i patrembur, ambicioz dhe mund të aktivizohet në shumë pozita. Ai mund të depërtojë nga e majta apo e djathta, por edhe në qendër. Po ashtu mund të luajë pas sulmuesve. Kjo e bën atë edhe më të vlefshëm. Pa dyshim që Shaqiri i përket sekretit të suksesit të bavarezëve", ka thënë Sforza për Bazonline./Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.