Shaqiri rikthehet në stërvitje

12:53 / 11.02.2013
Mesfushori kosovar i Bayern Munichut, iu është rikthyer stërvitjeve pas dy javëve mungesë, për shkak të një lëndimi që pati në nyjën e këmbës.

“Jam përsëri mirë. Nuk kam më asnjë problem dhe u jam rikthyer stërvitjeve me kohë të plotë”, ka thënë Shaqiri për mediet gjermane.

Gjatë kësaj kohe 21 vjeçari gjilanas, mungoi në ballafaqimet që Bayerni i zhvilloi ndaj Mainz dhe Schalke 04. Po ashtu nuk arriti që të luaj për përfaqësuesen zvicerane në mesjavë e cila luajti baras pa gola me Greqinë në Athinë.

“I kam kaluar të gjitha problemet dhe shpresoj që të jem në formacion në ndeshjen e radhës që do ta zhvillojmë kundër Wolfsburgut të premten. Jam i përgatitur dhe këtë ia kam thënë edhe trajnerit. Gjithsesi me rëndësi është që jam rikthyer përsëri në stërvitje dhe jam në dispozicion të trajnerit”, ka shtuar 21 vjeçari./Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Xherdan Shaqiri (Foto: Getty Images)
Xherdan Shaqiri (Foto: Getty Images)
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
Marketing
Video
Tifozat “Kuq e Zi” – një pjesë e koreografisë dhe himni kombëtar
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.