Shkoi përsëri Gasperini
Palermo e ka shkarkuar trajnerin Gian Piero Gasperini, i cili kësaj radhe qëndroi shumë shkurtë te klubi sicilian.Ish-trajneri i Interit u riangazhua si trajner te klubit që gjendet në fund të tabelës në Serie A në fund të muajit të kaluar, duke e zëvendësuar Alberto Malesanin, i cili po ashtu kishte kaluar pak ditë në krye të Palermos.
Mirëpo, pas barazimit pa gola ndaj Torinos dhe humbjes prej 1-2 ndaj Sienas, presidenti i klubit Maurizio Zamparini vendosi që ta shkarkonte trajnerin.
Qëndrimi i mëparshëm i Gasperinit te Palermo përfundoi më 4 shkurt, ndërsa Malesani qëndroi vetëm 19 ditë dhe Gasperini u kthye për t’u larguar sërish. /Telegrafi/