Silva: Barca tentoi të më transferonte

17:00 / 1.07.2013

Mbrojtësi braizlian, Thiago Silva, kak pranuar se bosi i Blaugranëve, Tito Vilanova, i është afruar pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve ndaj PSg-së për ta ftuar në Camp Nou.

PSG dhe Barcelona u takuan në Ligën e Kampionëve për qerekfinalet në prill dhe braziliani thotë se ai është kontaktuar nga Barcelona në një prej këtyre ndeshjeve.

“Tito është njeri që e admiroj. Pas ndeshjes mes PSG-së dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve, unë kam pasur një bisedë me të dhe ai më ftoi te Barcelona”.

“Por, nuk ka pasur negociata dhe prandaj jam i qetë dhe dua të kënaqem me pushimet. Në futboll ju kurrë nuk e dini se ku do të jeni nesër, por jam i lumtur te PSG, jam shumë i qetë dhe për ditë flas me presidentin, është e vështirë për mua të dal nga klubi”, ka potencuar Thiago Silva.  /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.