Simeone: E admiroj Mourinhon

19:22 / 30.11.2012

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, beson se Jose Mourinho meriton që të komplimentohet për punën e tij te Real Madridi, para sfidës derbi të kryeqytetit spanjoll që zhvillohet këtë fundjavë.

Mourinho ka qenë cak i mediave në ndeshjet e fundit, sidomos pas vërshëllimave të tifozëve, por argjentinasi beson se Reali e ka njeriun e duhur në krye.

“Unë e admiroj Mourinhon. Ai është fitues dhe ai e ka treguar këtë anë e mbanë botës. Unë shkova për ta parë atë një javë kur ai ishte te Interi. Ai është trajner që më pëlqen”, është shprehur Simeone. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.