Simeone trajner i Atleticos deri në vitin 2017

19:53 / 5.03.2013
Atletico Madridi ia ka vazhduar kontratën trajnerit Diego Simeone deri në vitin 2017.

Paraqitjet e mira të klubit këtë sezon në La Liga (gjendet në vend të dytë në tabelë) dhe në Kupën e Mbretit (është kualifikuar në finale), i kanë detyruar drejtuesit e klubit që ta mbajnë trajnerin.

“Atletico Madridi dhe Diego Simeone janë pajtuar që t’i vazhdohet kontrata trajnerit për katër sezonet e ardhshme”.

“Simeone fitoi dy tituj të Evropës në vitin e parë si trajner i Atleticos – Ligën e Evropës dhe Superkupën e UEFA-s – ndërsa këtë sezon e ka kualifikuar skuadrën në finale të Kupës së Mbretit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi.

Simeone, i cili ka qenë edhe lojtar i Los Rojiblancos në dy periudha të ndara (1994-97 dhe 2003-05), është përmendur si zëvendësim befasues i Jose Mourinhos te Real Madridi, po ashtu emri i tij është lakuar edhe si zëvendësim i Andrea Stramaccionit te Interi apo Rafael Benitezit te Chelsea. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Diego Simeone, Foto: Getty Images
Diego Simeone, Foto: Getty Images
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Marketing
Video

Koreografia e Plisave në ndeshjen Sigal Prishtina-Peja
 
 
Magazina
20:06 / 22.05.2013
Justin Bieber

Justin Bieber t’i padisë mysafirët e tij?

Justin Bieber do të kërkojë dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh nëse ndonjë prej mysafirëve të tij të ftuar në f...
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.