Sir Alex: Lojtarët më janë hidhëruar

17:01 / 15.02.2013

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e ka pasur të vështirë që t’ua sqarojë anësorëve Nani dhe Ashley Young se pse nuk mund të luanin ndaj Real Madridit, teksa aludoi se Chicharitos do t’i ofrohen mundësi së shpejti.

Nani, Ashley Young dhe Chicharito nuk kanë luajtur në këtë sfidë dhe Sir Alex thotë se i janë hidhëruar lojtarët.

“Kishte shumë lojtarë të zhgënjyer”.

“Nani dhe Ashley Young, lojtarë të kalibrit botëror, e kam pasur shumë të vështirë t’ua sqaroj atyre se pse nuk kanë mundur të luajnë”, është shprehur skocezi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.