Sir Alex ta rrezikojë Rooneyn për derbi

19:05 / 3.04.2013

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka deklaruar se shpreson që Rooney të jetë i gatshëm për ndeshjen derbi ndaj Manchester Cityt.

 Rooney ka pësuar një lëndim në ije dhe është menaxheri skocez ai që ka paralajmëruar të gjithë se mund të inkuadrojë në lojë të hënën sulmuesin anglez.

“Ai është lënduar në ije kur luajti për Anglinë dhe nuk ka qenë i gatshëm për të dielën”.

“Ndoshta edhe duhet që të rrezikojmë. Shpresojmë se ai do të jetë i gatshëm për derbin e të hënës”, është shprehur Ferguson. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.