Sneijder drejt Tottenhamit ?

16:03 / 26.12.2012

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, sipas spekulimeve të fundit mendohet se do t’i bashkohet klubit anglez, Tottenhamit.

 Ditëve të fundit është shfaqur një pistë tjetër për të ardhmen e Sneijderit, përveç asaj drejt PSG-së, tani është raportuar nga ESPN se Tottenham ka gjetur një gjuhë të përbashkët me mesfushorin kreativ.

Tashmë gjithçka duket se është në dorën e drejtuesve të klubit londinez për të negociuar me Interin rreth shifrës që duhet të paguajnë për blerjen e Sneijderit. Ndërsa, në Itali flitet se Moratti nuk do të shqyrtojë asnjë ofertë nën 15 milion euro. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.