Snow Njeri, Jump to the Maxx në Bogë

16:03 / 13.02.2013

Ju informojmë se Organizata "Snownjeri", do të organizojë edicionin e tretë të garës "Jump To the Maxx", në Boge të Rugovës me 16 Shkurt 2013 duke filluar në orën 12:00.

Sponzoruar nga PTK (Post Telekomi i Kosovës), turneu do të mbahet në kategorinë Freestyle, me kërcime të thjeshta dhe artistike.

Ky do te jetë turneu i parë i këtij lloji që ndonjëherë do të organizohet në Boge.

Edicioni i parë i garës "Jump to the Maxx" që në të njejtën kohë është i pari që është organizuar në Kosovë, eshte mbajtur me organizim të shoqatës Snownjeri më 18 Shkurt 2006 në Brezovicë, ndersa edicioni i dytë, më 17 Mars 2008 në Prevallë.

Turneu në Boge do të mbahet në 2 kategori: kërcime me skija dhe snowboard per meshkuj. Ne rast se pjesëmarrja në ndonjë kategori është e vogel ajo kategori nuk do të mbahet ose do të modifikohet.

Në pjesën e poshtme, anën e majtë të shtegut për skijim në Boge , do te ndertohet një kercimore profesionale me dimensione që përdoren si standard në gara botërore, nga ku kërcyesit do të kenë rastin të dëshmohen në disiplinën Freestyle.

Në gare mund të marrë pjesë çdo skijator apo Snowboardist i cili konsideron se ka aftësi në kërcime akrobatike nga lartësia..

Gara do të mbahet në dy etapa, ku secili garues do të ketë rastin të shfaqet dy herë. Në rast se pjesëmarrja do të jetë shumë e madhe, do të organizohen garat kualifikuese 2 orë më heret. Për këtë do të informoheni me kohë.

Kjo garë ka për qëllim promovimin e skijimit alternativ në Kosovë si dhe promovimin e ski qendrës Boge si destinacion atraktiv turistik, posaçërisht gjatë stinës dimërore.

Gjate garës, do të ketë muzikë nga DJ të ndryshëm nga Prishtina.

Gara sponzorohet nga PTK (Posta dhe Telekomi i Kosoves) dhe përkrahet nga: Federata e Skijimit e Kosovës.

Sponzorët e tjerë janë: Rugova Relax (Villat e Nimanit) në Boge, Ski School Dardani, Rudi group, Birra Peja dhe Foto Begolli në Peje.

Të interesuarit mund të paraqiten në e-mail: snownjeri@gmail.com dhe të japin informata e tyre: mosha, gjinia dhe me cka do te kercejne (skija apo bord).
Çdo pjesëmarrës do të marrë nga një fanele me llogo të Snownjerit.

Shperblimet për fituesit e një kategorie do të jenë: Trofetë, Vendi I-re 100 Eur dhe i dyti 50 Eur, ndërsa të gjithe pjesëmarresit do të marrin edhe nga një Çertifikate. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.