Solskjaer: Dua ta drejtoj Unitedin

9:49 / 12.02.2013

Trajneri i Molde, Ole Gunnar Solskjaer, thotë se ëndrra e tij është ta drejtojë Manchester United.

“Ndoshta duket çmenduri, por ëndrra ime është ta drejtoj United. Por nuk them se kjo do të ndodhë. Kam punuar me Alex Ferguson për 15 sezone si lojtar dhe pastaj si trajner i ekipit rezervë”.

“Metodologjitë e tij kanë ndikuar në filozofinë time. Po thuajse gjithçka që di e kam mësuar nga Sir Alex”.

“Ne të dy kemi besim në vete, ne gjithmonë duam të fitojmë dhe ne u besojmë të rinjve dhe punojmë shumë”, ka thënë Solskjaer. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.