Spursat mbesin në garë për LK

22:38 / 8.05.2013

Tottenhami ka arritur të nxjerrë një barazim prej 2-2 përballë Chelseat në Stamford Bridge, për të mbetur në garë për pozitën e katërt që çon në Ligën e Kampionëve.

Pas një harkimi të Juan Matas nga këndi, Gary Cahill asistoi te Oscar dhe braziliani e hapi takimin (11’).

Emmanuel Adebayor pranoi një top nga Lewis Holtby për ta baraspeshuar sfidën (26’).

Fernando Torres veproi mirë nga e djathta dhe pasoi te Ramires, i cili riktheu avantazhin e vendasve (39’).

Blutë patën edhe disa raste në gjysmën e dytë, mirëpo dështuan t’i shfrytëzonin.

Dhe erdhi ndëshkimi. Adebayor e nxori në rast Gylfi Sigurdsson, i cili e barazoi sërish rezultatin (80’).

Kur kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar, Chelsea mban pozitën e tretë me dy pikë më shumë se Arsenali, ndërsa Tottenhami është në vend të pestë me një pikë më pak se Topçinjtë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.