Spursat nuk lejojnë befasi

23:22 / 25.02.2013

Tottenhami ka fituar me rezultat 3-2 si mysafir i West Hamit, në takimin e zhvilluar të hënën mbrëma në Boleyn Ground.

Gareth Bale pranoi një top nga Adebayor dhe e zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të.

Andy Carroll e barazoi rezultatin nga penaltia (25’) dhe me shifra identike skuadrat shkuan në pushim.

Joe Cole arriti që në gjysmën e dytë t’i kalojë vendasit në epërsi (58’), por ata nuk e mbrojtën këtë avantazh.

Gylfi Sigurdsson e solli sërish në nivel takimin (76’), ndërsa kush tjetër, pos Gareth Bale shënoi golin e fitores (90’).

Tottenhami është në vend të tretë në tabelë, me dy pikë më shumë se Chelsea dhe katër më shumë se Arsenali, që mbajnë pozitat katër dhe pesë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.