Stinori pranveror në futboll do të fillojë në mars

12:56 / 9.01.2013
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës në takim që zhvilloi të martën me 8 janar, vendosi që garat në stinorin pranveror të nisin në mars.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e kryetarit Fadil Vokrri, ku u debatuan për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.

KE miratoi raportin e Komisionit për shpalljen e laureatëve të vitit 2012. Gjithashtu shqyrtoi edhe përgatitjet për fillimin e stinorit pranveror dhe mori vendimi që garat në stinorin pranveror të nisin më 2 mars me ndeshjet e rrethit të radhës të Kupës së Kosovës, ndërsa ato kampionale më 9 mars.

Po ashtu KE edhe një herë ka debatuar për vendimin e fundit të FIFA-s duke u zotuar se do të vazhdojë angazhimet me ngulm, duke i bashkërenditur veprimet me të gjithë faktorët relevant në Kosovë dhe duke përdorur të gjitha mjetet e nevojshme dhe ligjore për të arritur synimet. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Marketing
Video

Koreografia e Plisave në ndeshjen Sigal Prishtina-Peja
 
 
Magazina
16:25 / 25.05.2013
Eva Longoria

Eva Longoria e lumtur që është ‘single’

Eva Longoria vazhdon të ndihet shumë e lumtur me jetën si e vetmuar, pasi thotë se nuk ka nevojë për një mashkull në je...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.