Stramaccioni: Ndeshja me Milanin, miqësore për ne
Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka lëshuar një deklaratë thumbuese për rivalin lokal, Milanin.Gjatë një konference për shtypin italian, trajneri Nerazzurr foli për ndeshjet e ardhshme të Interit, duke e etiketuar si “një miqësore” ndeshjen përballë rivalit të përbetuar, Milanit.
“Tani kemi dy ndeshje me kundërshtarë direkt, një me Fiorentinën dhe një me Milanin, kjo e dyta është si një miqësore për ne”, ka deklaruar Strama.
Kujtojmë se Interi i ka fituar tri ndeshjet e fundit në ‘Derby della Madonnina’, i cili është edhe derbi lokal më i madh në botë./Telegrafi/