Stramaccioni: Një humbje e shëmtuar

19:05 / 3.02.2013

Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, pas humbjes turpëruese ndaj Sienas me rezultat 3-1, ka thënë se ai nuk do të fshihet dhe e pranon që kjo ishte një humbje e shëmtuar.

 ”Ishte një humbje e shëmtuar. Kurrë nuk kam qenë ai që kërkon arsyetime dhe nuk do të bëhem i tillë as tani. Ishte një ndeshje e shëmtuar dhe pikë. Por edhe pas këtij sezoni të çuditshëm ne ende jemi në garë. Unë nuk do të fshihem nga askush”.

”Të gjithë jemi fajtorë por unë jam trajneri, kështu që unë nuk mund të fshihem. Sidoqoftë, jam i bindur se ne mund t’i arrijmë qëllimet tona”, deklaroi Strama pas ndeshjes./Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.