Stuttgarti kundërshtar i lehtë për Bayernin
Bayern Munichu ka shënuar fitore prej 2-0 si mysafir i Stuttgartit.Në takimin e zhvilluar në Mercedes Benz Arena nuk pati gola në pjesën e parë.
Pas një gabimi të vendasve, Mario Mandzukic shënoi golin e parë të bavarezëve (50’).
Sulmuesi kroat ishte i përfshirë edhe në golin e dytë, pasi asistoi te realizuesi Thomas Mueller (72’).
Bayern Munichu ka 11 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Bayer Leverkusen. /Telegrafi/