Superderbi, Peja pret Trepçën

17:03 / 1.12.2012

Sonte (e shtunë) nga ora 20:00, në sallën “Karagaçi” do të takohen Peja dhe Trepça, në kuadër të xhiros së dhjetë të BKT Superligës në basketboll.

Të dyja palët presin një ndeshje të vështirë. Pejanët hynë në këtë ndeshje pas humbjes nga Sigal Prishtina dhe kërkojnë fitore për të vazhduar kryesimin e kampionatit, derisa Trepça shpreson në një fitore për t’u këndellur.

Skuadra kanë bërë ndryshime në formacionet e tyre dhe kanë sjellë përforcime të reja kështu që pritet një përballje e ‘zjarrtë’ mes tyre./Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.