Tabarez: Futbolli i Barcës, më miri që kam parë

9:24 / 27.12.2012

Përzgjedhësi i Uruguait, Oscar Tabarez, ka thënë se skuadra aktuale e Barcelonës është më e mira që ka parë ndonjëherë.

Blaugranët regjistruan një sukses mahnitës nën drejtimin katërvjeçar të Pep Guardiolas, ndërsa këtë sezon nën drejtimin e Tito Vilanovas thuajse e kanë fituar La Ligan dhe janë pretendentët kryesorë për Ligën e Kampionëve.

“Futbolli po bëhet gjithnjë e më global me kalimin e kohës, prandaj del që ndikimet tjera janë të lidhura me faktorët organizues. Këto mund të jenë arsyet ekonomike, sistemet zhvillimore të të rinjve ose projektet afatgjate, rrënjët e të cilave shkojnë shumë vite prapa”.

“Barcelona është një shembull i qartë i kësaj. Jemi të magjepsur sa shprehës është futbolli i tyre, i cili është më miri që kam parë ndonjëherë”.

“Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur për dy ose tre vite, apo? Të luash si Barcelona nuk është njësoj si kur e shikon një komplet të ekspozuar në një dyqan, hyn brenda dhe e blen”, ka shpjeguar Tabarez për Fifa.com. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.