Terry: Gjithmonë i përkushtuar ndaj Chelseat

10:42 / 24.04.2013

John Terry thotë se ai mbetet plotësisht i përkushtuar te skuadra e tij, Chelsea.

“Më është dashur të fokusohem, të gërmoj thellë dhe të bëj seancat e mia i vetëm në palestër – që ishte e vështirë dhe e re për mua, pasi ishte lëndimi im i parë i gjatë që kisha pasur. Por jam në formë dhe jam mirë tash dhe kjo është gjëja kryesore”.

“Do të vazhdoj të bëj gjithçka që mundem, edhe nëse luaj ose jo, ta çoj këtë klub futbolli në drejtimin në të cilin duam ta çojmë”, ka thënë Terry. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.